Zgjedhjet lokale

Qeveria nuk e ka në agjendë Projektligjin për arsimin e lartë

Projektligji për arsimin e lartë nuk pritet të shkojë për miratim në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2017. Ndonëse ky projektligj konsiderohet ndër më të rëndësishmit për fushën e arsimit, në agjendën legjislative për këtë vit, janë paraparë tri projektligje të tjera të arsimit, por jo edhe ai për arsimin e lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Pengesa më e madhe për Projektligjin për arsimin e lartë konsiderohet të jetë Lista Serbe.

Kjo për shkak se me miratimin e tij, për herë të parë Universiteti i Mitrovicës Veriore do të figuronte si universitet i Republikës së Kosovës. Për miratimin e projektligjit duhen 2/3 e pakicave.

Sipas ekspertit të arsimit, Dukagjin Pupovci serbët fillimisht kërkojnë që të formohet Asociacioni i komunave serbe, i cili praktikisht do ta menaxhonte arsimin në gjuhën serbe në Kosovë, e pastaj të aprovohet Ligji i ri për arsimin e lartë, ku do të reflektohej ky autorizim i Asociacionit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.