Zgjedhjet lokale

Çelaj thotë se është e turpshme për çfarë flet Ahmeti, e këtij “i vjen mirë që Çelaj s’do të jetë më në Komunë”

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj e ka kritikuar qasjen e kryetarit të deritashëm dhe kandidatit të Vetëvendosjes për Prishtinën, Shpend Ahmeti, në lidhje me Spitalin e Prishtinës.

Çelaj ka thënë se është e pakuptueshme se si Ahmeti krenohet për ujin që s’është fare projekt i Komunës së Prishtinës derisa e ka quajtur të turpshme që të flitet për mbeturinat në vitin 2018.

Ahmeti e ka kritikuar Çelajn se ka qenë bllokues i Prishtinës, derisa ka thënë se i vjen mirë që Çelaj nuk do të jetë më në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni përplasjen e Ahmetit me Çelajn në debatin për Prishtinën në “Koha elektorale” në KTV: