Zgjedhjet lokale

Vllahiu në Barilevë: Trefishim të buxhetit për bujqësinë

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu, ka vizituar fshatin Barilevë të Komunës së Prishtinës.

Vllahiu ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet do të ketë trefishim të buxhetit për bujqësi si dhe një fond të veçantë zhvillimor për bujqësinë.

“Integrimi i qytetit me tërësinë e tij, kur pjesa rurale do të trajtohet barabarësisht me pjesën urbane edhe në shërbime edhe në përkujdesje do ta bëjë Prishtinën kryeqytet të qytetarëve të tij. Në Barilevë për t'i dhënë përkrahje dhe zgjidhje shqetësimeve të banorëve. Siguri për përfundimin e infrastrukturës, lehtësime për shërbimet publike. Ndihmë bujqve, blegtorëve, prodhuesve përmes subvencionimit, ndërtimit të serave, lehtësime në taksa per ta. Një treg i prodhuesve vendorë dhe garantim të prodhimeve vendore në zonën e Prishtinës që lidh qytetin. Rritje trefish të buxhetit aktual për bujqësinë dhe një fond të veçantë zhvillimor për bujqësinë. Hapje të perspektives për punësim”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.