Kamberi premton hapjen e mundësive të punësimit për gra

Kamberi premton hapjen e mundësive të punësimit për gra

14 tetor 2017 23:41

Forumi i Gruas së LDK-së dhe kandidatet për këshilltare në Asamble Komunale kanë organizuar sot një takim me kandidatin për kryetar të Mitrovicës Safet Kamberi, ku është biseduar për programin qeverisës sikurse edhe për pjesën e programit që ndërlidhet me gruan dhe femrën në përgjithësi.

Me këtë rast Kamberi pasi ka theksuar rolin që ka nëna, motra dhe gruaja në shoqërinë tonë si shtyllë e familjes edhe edukatorja e brezit të ri, ka potencuar nevojën e rritjes së rolit të femrës në proceset që kalon vendi, rritjen e përgjegjësisë por edhe angazhimin në të gjitha fushat e jetës.

Ai ka theksuar se femra shqiptare ka pasur rol konstant në historinë më të re të popullit tonë, duke qenë shtylla e familjes edhe shoqërisë, andaj ajo meriton trajtim dhe pozitë më të favorshme se deri më tani, duke i mundësuar që të marr obligime edhe detyra në ndërtimin dhe forcimin institucional në komunë edhe shoqëri.

Më pas kandidati për kryetar të Mitrovicës Safet Kamberi ka falënderuar Forumin e Gruas sikurse edhe kandidaten për Asamble komunale Xhyljeta Morina Imeri, për organizimin e bashkë bisedimit me një numër të konsiderueshëm të grave me të cilat ne bashkëbiseduam për programin tonë.

program ofron mundësi punësimi për gratë duke subvencionuar iniciativat e grave për biznese të vogla. Po ashtu Fondi për punësim hap mundësi të mbështetjes të rinjve edhe femrës në idetë për ndërmarrësi edhe biznes që është kontribut direkt në zhvillimin ekonomik edhe në gjenerimin e vendeve të punës edhe jetës më të mirë”, ka thënë Kamberi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme