PDK i çon selam Hazirit: Me entuziazmin e sotëm do të t’përcjellim me 22 tetor

PDK i çon selam Hazirit: Me entuziazmin e sotëm do të t’përcjellim me 22 tetor

14 tetor 2017 20:52

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim në Gjilan, ku pjesëmarrës ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka kërkuar prej kryetarit aktual, Lutfi Hazirit, “që mos të shqetësohet prej entuziazmit të sotëm, sepse me këtë entuziazëm do ta përcjellim edhe atë pas fitores së PDK-së”.

Veseli ka thënë se “është koha për njeriun e Gjilanit, për njeriun që e do Gjilanin, që punon për të dhe që do t’ia kthej namin Gjilanit”.

Gjatë fjalimit të tij, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Zenun Pajaziti, theksoi se Gjilanit do t’i kthehet statusi që meriton, si qendër regjionale e zhvillimit ekonomik.

“Qytetarët nuk do të ndjehen më të braktisur, por më 22 tetor do ta braktisin këtë qeverisje të keqe dhe do t’i bashkohen forcës së ndryshimit”, ka thënë Pajaziti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme