Bahtiri zotohet se grave do t’iu jepen pozita drejtuese në qeverisjen e ardhshme

Bahtiri zotohet se grave do t’iu jepen pozita drejtuese në qeverisjen e ardhshme

14 tetor 2017 18:36

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbajti tubim me Forumin e Gruas të AKR-së, ku shpalosi plan-programin qeverisës.

Bahtiri është zotuar se “në qeverisjen e ardhshme të Komunës së Mitrovicës, femrat do të kenë pozita drejtuese dhe hapësirë të duhur”.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Në takim me Forumin e Gruas të AKR-së shpalosa plan programin qeverisës për mandatin e ardhshëm, me ç'rast mora mbështetja të madhe.

Në kabinetin tim të ri gratë do të kenë pozita drejtuese dhe do t'iu jepet hapësirë e duhur në dikastetet kryesore të komunës, në mënyrë që ato të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Mitrovicës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme