Zgjedhjet lokale

Gashi viziton “gjigantin emblematik të Pejës”

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Pejës, Fatmir Gashi sot ka vizituar fabrikën që ai e quan “gjiganti emblematik i Pejës”, e që është “Ringovi i ri”.

“Me mekanizma mbështetës dhe linjë të re këtu mund të punësohen 500 punëtorë. Unë e kam formulën për këto. Ne e kemi programin e shkruar”, ka thënë Gashi në këtë vizitë.

“U pritëm në vizitë nga stafi punues dhe menaxheri z.Ismet Buçaj. Këto ndërmarrësi kërkojnë me të drejtë përkrahje dhe infrastrukturë komunale e shtetërore për të vazhduar suksesin në rivitalizim. Me mekanizma mbështetës dhe linjë të re këtu mund të punësohen 500 punëtorë. Unë e kam formulën për këto. Ne e kemi programin e shkruar”, ka thënë Gashi.