Abrashi: Tatimi në pronë do të ulet ndërsa investimet do të kthehen tek qytetarët

Abrashi: Tatimi në pronë do të ulet ndërsa investimet do të kthehen tek qytetarët

13 tetor 2017 20:47

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë gjatë një vizite “Tophane” se është e padrejtë se si është rritur tatimi në pronë, ndërsa buxheti i komunës dhe kthimi i investimeve ka rënë në mënyrë drastike.

“Ne mendojmë se është e padrejtë rritja e tatimit në pronë që ka ndodh viteve të fundit. Ky vendim ka goditur padrejtësisht lagje dhe familje të tëra, sepse nuk janë kthyer tatimet në investime. Ne do ta ulin tatimin në pronë, pasi që buxheti i Prishtinës është i mjaftueshëm për tu dalë në ballë kërkesave të qytetarëve, nëse menaxhohet si duhet”, ka thënë Abrashi.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e lagjes “Tophane”, ka thënë se kërkesat e banorëve janë të bazuara në buxhetin që ia ka planifikuar për këtë zonë.

Ai prezantoi planin për krijimin e Fondit të Punësimit për ta përkrahur çdo ide të mirë për biznese. “Këtë fond po e përmendin edhe shumë komuna tjera, por vetëm Prishtina e ka këtë mundësi, pasi këtë ia lejon buxheti i saj”, ka shtuar Abrashi, duke theksuar se për katër vjet do të punësohen mijëra banorë të Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme