Vllahiu: Do të trefishohet buxheti për bujqësinë

Vllahiu: Do të trefishohet buxheti për bujqësinë

13 tetor 2017 17:19

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, ka vizituar zonën rurale të Komunës së Prishtinës, duke përfshirë Mramorin, Businë, Grashticën, Slivovën dhe Kukaj.

Vllahiu me këtë rast ka thënë se do të trefishohet buxheti për bujqësinë, ndërkaq do të ketë subvencione për bujqit në bujqësi dhe blegtori.

Postimi i Vllahiut në Facebook:

"Do të jemi me qytetarin tonë. Problemet e hallet e tyre do të jenë edhe tonat dhe do t'i zgjidhim bashkë. Në Mramor dhe në Gollak në përgjithësi për t'i dhënë perspektivë zonës. Infrastrukturën rrugore, ujin, kanalizimet do t'i trajtojmë menjëherë. Buxheti për bujqësinë do të trefishohet për të arritur në 2 milionë euro. Subvencionim për bujqit tanë edhe në bujqësi e blegtori. Prodhimi vendor do të stimulohet dhe garantohet në tregjet e Prishtinës, që do të krijohen e revitalizohen në çdo pjesë të qytetit. Do ta mbështesim biznesin e vogël, familjar, dhe do të investojmë në turizmin rural. Prishtina do të jetë e integruar, pjesa urbane dhe ajo rurale do të trajtohen barabarësisht dhe shërbimet komunale do të ofrohen njejtë. #PërPrishtinën e zhvilluar e të integruar. #50"

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme