Zgjedhjet lokale

Alternativa e shqetësuar për dëmtimin që po i bëhen banerëve të Kusarit-Lila

Dega e Alternativës në Gjakovë, shpreh shqetësimin në lidhje me dëmtimet e vazhdueshme që po i bëhen banerëve të kandidates për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

“Konsiderojmë se me këto veprime të huliganëve të partive politike, po tentohet të dëmtohet procesi demokratik dhe po shfaqet ana e vërtetë e atyre që tentojnë të rikthejnë pushtetin në Komunën e Gjakovës”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet se për dëmtimet e deritanishme Alternativa dega në Gjakovë do adresojë edhe ankesa zyrtare pranë PZAP-së, por për të treguar nivelin e demokracisë dhe tolerancës në fushatën zgjedhore ju rikujtojmë kundër kandidatëve të Kryetares Kusari Lila, se edhe përkundër uzurpimit të shtyllave elektrike dhe vendosjes pa asnjë leje të posterëve gjithandej Komunës së Gjakovës, Alternativa nuk ka të organizuar asnjë grup militantësh partiak për të dëmtuar posterët e dikujt tjetër.

“Nëse kjo është shprehje mllefi për disfatat në programe dhe debate, atëherë është mirë që të merrni shembull nga Alternativa se si zhvillohet gara e drejtë dhe demokratike në proceset zgjedhore”, përfundon reagimi.

{gallery}