AKR-ja ankohet se KQZ ia përgjysmoi numrin e komisionerëve

AKR-ja ankohet se KQZ ia përgjysmoi numrin e komisionerëve

13 tetor 2017 17:12

Aleanca Kosova e Re me anë të një konference për medie ka bërë të ditur se KQZ- ua ka reduktuar numrin e komisionerëve nëpër vendvotime në Prishtinë.

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli tha se fatkeqësisht AKR-së po i bëhet e padrejtë për përfaqësimin e tyre nëpër qendra të votimit. Sipas tij, ky shqetësim bohet fjalë për të gjitha komunat e Kosovës, ku janë përgjysmuar numri i komisionerëve. Ai tha se përfaqësimi i AKR po e pengon dikë për ta dëmtuar subjektin tonë.

Vetëm në Prishtinë janë hequr 70 komisionarë nga KQZ. Zyrtarë të këtij subjekti bënë thirrje KQZ të bëhet një zgjidhje sepse komisioneri është ai që do ta ruajë votën e sovranit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme