Pacolli thotë se do t’i lirojë nga tatimi zejtarët e Prishtinës

Pacolli thotë se do t’i lirojë nga tatimi zejtarët e Prishtinës

13 tetor 2017 15:55

Prishtinë, 13 tetor - Kandidati nga AKR për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, vizitoi sot disa mobileri në kryeqytet. Me këtë rast ai tha se për prodhuesit e brendshëm do të ketë politika favorizuese, do të mbështeten me subvencione në formë të granteve.

“ Në Komunën e Prishtinës do të jetë një adresë e sigurt për kërkesat e tyre. Sepse bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kryesore të zhvillimit të çdo ekonomie moderne” theksoi Pacolli.

Gjithashtu ai shtoi se sidomos për zejtarët, të cilët kanë ruajtur traditën e tyre, programi i tij parasheh që të lirohen nga tatimi dhe ky profesion të ruhet si aset kulturor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme