Mimoza Kusari Lila premton mbështetje domethënëse për teatrin “Hadi Shehu”

Mimoza Kusari Lila premton mbështetje domethënëse për teatrin “Hadi Shehu”

13 tetor 2017 15:21

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka zhvilluar sot një takim me aktorët e teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë, njoftun nga shtabi zgjedhor i Alternativës.

Me këtë rast ajo është shprehur e kënaqur me situatën aktuale të teatrit, duke kujtuar gjendjen e dyerve të mbyllura për aktorët në mandatin e ish-qeverisjes, deri tek rikthimi për katër vite qeverisje të zgjidhjes së statusit të tetarit, përfshirjen e aktorëve të vjetër në listën e pagave si dhe angazhimin e aktorëve të rinj.

“Gjatë katërvjeçarit të kaluar kemi arritur të mundësojmë realizimin e 37 shfaqjeve dhe 85 koncerteve dhe festivaleve të ndryshme. Për katër vitet e ardhshme do të funksionalizojmë kinemanë e qytetit, do vazhdojmë mbështetjen për teatrin “Hadi Shehu”, si dhe do rinovojmë në tërësi ndërtesën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, tha ndër të tjera Kusari-Lila.

Nga ana tjetër, aktorët e teatrit “Hadi Shehu” kanë shfaqur mirënjohjen për punën dhe angazhimin e kryetares për zgjidhjen e statusit të teatrit dhe për përfshirjen e aktorëve të vjetër në listat e pagave.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme