Sipas Mustafës, matjet tregojnë se LDK-ja do t'i udhëheqë shumicën e komunave

Sipas Mustafës, matjet tregojnë se LDK-ja do t'i udhëheqë shumicën e komunave

13 tetor 2017 14:56

Gjatë tryezës për zhvillimit ekonomik, të cilën Lidhja Demokratike e Kosovës e mbajti në Ferizaj, kryetari i saj, Isa Mustafa ka thënë se të gjitha matjet tregojnë se Lidhja Demokratike do të udhëheqë me shumicën e komunave, prandaj do të ndryshojmë prioritetet duke vendosur zhvillimin ekonomik lokal dhe punësimin si prioritete të reja zhvillimore.

“Ne jemi të interesuar që këtë mandat ta ndryshojmë prioritetin e LDK-së. Ne sipas të gjitha matjeve që i kemi bërë deri më tani do të qeverisim me shumicën e komunave. Do të bëjmë lehtësimin për tatime, taksa, tërheqje të investitorëve dhe burime tjera të financimit për të cilat kanë nevojë bizneset”, tha Mustafa.

Ai shtoi se ekipi i LDK-së ka përvojë dhe ekspertizë të pamohueshme në këtë fushë dhe këtë e kemi dëshmuar në komunat ku LDK qeverisë.

“Përderisa ne kemi drejtuar qeverinë qendrore ne kemi pas cak kryesor zhvillimin ekonomik, kemi arritur ta shtojmë buxhetin rreth 30%, kemi pasur pakon e parë dhe të dytë fiskale etj. Këto përvoja dëshirojmë ti vazhdojmë në pushtetin lokal”, tha kreu i LDK-së Isa Mustafa.

Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se bashkë me kandidatin për kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka përpiluar platformën më të mirë qeverisëse për këtë komunë.

Deputeti Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me biznese tha se është e qartë dhe korrekte që kur flitet për zhvillim ekonomik ka vetëm një adresë dhe ajo është padyshim LDK.

“LDK është parti e qendrës së djathë dhe ne e kemi zgjedh biznesin si pjesë kryesore të fushatës. LDK siç e potencoi edhe kryetari Mustafa sipas gjitha sondazheve do të udhëheqë me shumicën e komunave në Kosovë. Më e rëndësishmja për ne është zhvillimi dhe funksionalizimi i zonave ekonomike. Do të krijojmë hapësira për të rinj përmes hapjes së qendrave inovative po ashtu inkubator të biznesit në secilën zonë ekonomike. Disa regjione ku nuk ka qeverisë LDK-ja tatimet janë rritur ne nuk do ta praktikojmë asnjëherë një gjë të tillë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai potencoi se do të investojmë në infrastrukturë edhe pse rrugët tashmë janë ndërtuar në shumicën e qyteteve, por ende ka punë për të bërë që të rritet efikasiteti i këtyre rrugëve për zhvillim ekonomik, bujqësi etj.

“Premtim tjetër yni është edhe parkingu i cili është një problem bazik pasi që nuk ka hapësira të mjaftueshme për parkingje. Komunat që do të drejtohen nga LDK-ja do të bëjnë subvencionime për produkte bujqësore, investime në shërbime publike, në furnizim me ujë 24 orë, zgjerim të ngrohjes qendrore etj”, tha Abdixhiku.

Deputetja Hykmete Bajrami tha se implementimi i pakos fiskale 2.0 e cila lidhet drejtpërdrejt me komuna, ne si LDK jemi të angazhuar që në parlament t'i ndryshojmë ligjet dhe pako të bëhet shumë shpejt për juve.

“Buxheti i bujqësisë do të bartet në nivel lokal. Ne do t’i orientojmë te rinjtë drejt sektorit privat ku komuna do të paguaj koston për 3 muaj për praktikë për ta. Natyrisht ata që cilët janë më të mirët ndërmarrjet do të kenë leverdi dhe do të punësojnë”, tha Bajrami.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarca, tha se gjatë mandatit tim kam bashkëpunuar ngushtë me bizneset për shtimin e kapaciteteve, zgjerimin e atyre ekzistuese dhe hapjen e atyre të reja, të cilat i kanë dhëne shpirt zhvillimit ekonomik të komunës së Ferizajt.

“Ne si komunë kemi dhënë maksimumin për përkrahjen e bizneseve, si dhënien e pronave për shfrytëzim, ku kemi dhënë diku mbi 20 hektarë tokë për periudha afatshkurta dhe afatgjata. Në këto prona sot kanë gjetur punë mbi 1000 punëtorë të rinj”, tha Sfarqa.

Selim Shabani, kandidat i LDK-së për kryetar të Shtimes tha se kjo komunë ka një moshe rinore dhe resurse të mjaftueshme për zhvillimin e bizneseve në zonat e reja ekonomike, në bujqësi, prodhimtari, tregti etj.

“Ne si komunë do ti japim prioritet kompletimit të infrastrukturës, do të ketë shtim të vendeve të reja të punës, zhvillim të bujqësisë nëpërmes zgjerimit të sistemit të ujitjes dhe subvencioneve. Ne kemi buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm 6 milionë e 600 mijë euro. 1 milionë e 700 mijë janë investime kapitale. Kurse gjatë mandatit të kaluar subvencione kanë qenë 113 mijë euro. Janë shumë pak dhe të pamjaftueshme dhe ne me marrjen e mandatit do ti japim zhvillim të hovshëm bujqësisë”, tha Shabani.

Shkelqim Jakupi, kandidat i LDK-së për kryetar të Kaçanikut, tha se pushteti lokal i drejtuar nga LDK do të punojnë shumë për nevojat e qytetarit dhe do ta kryejmë detyrën tonë me nder.

“Kjo është fryma dhe vizioni i LDK-se prej presidentit Rugova e deri te kryetari Mustafa që shumë ka kontribuar në hapjen e perspektivës së zhvillimit ekonomik e shumë aspekte tjera”, tha Shabani.

Komentet

ali pashe tepelena16/10/2017 10:00

ne dur ne xhepa a pa dur?

Shto koment

Të ngjashme