Zgjedhjet lokale

Gruaja në Drenas, kontribuese e fuqishme e fitores së PDK-së

Gruaja Demokratike e PDK-së në Drenas derë më derë e lagje më lagje në tërë komunën po përcjell mesazhin e Forcës së ndryshimit, siç thuhet në komunikatën e saj për media, mesazhin e fitores së madhe të Partisë Demokratike të Kosovës, më 22 tetor.


Gruaja drenicase më shumë se kurrë është e zonja, e aftë, profesioniste në të gjitha fushat e jetës, në veçanti në Drenas, ku gratë udhëheqin gjysmën e drejtorive të pushtetit lokal, e dhënë që habit jo vetëm qytetet më të mëdha në vend, por edhe në rajon e më gjerë.


Drenicarja dje ishte e privuar nga shumë dëshira, si për shkollim ashtu edhe në përfaqësim. Sot, komuna e Drenasit, këtë padrejtësi e ka kthyer në barazi dhe avancim të gruas në çdo aspekt. Janë dhënë 100 bursa sivjet, ndërsa në vitin tjetër 200, gjysma e tyre janë për studentet tona.

Kurrë më e lehtë nuk ka qenë se sot që Gruaja Demokratike të dalë në terren dhe të kërkojë votën për Ramiz Lladrovcin kryetar dhe Listën e PDK-së, në veçanti votimin e asamblistëve.


Në komunikatë theksohet se përkrahjen për Gruan Demokratike e ka ofruar jo vetëm kryetari i komunës, z. Lladrovci, por edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Z. Veseli, në takimin e së mërkurës, na ofroi përkrahje të pa rezervë, në veçanti për gratë në nevojë. Ne, Gratë Demokratike, e çmojmë këtë përkrahje të z. Veseli, të bindura ashtu siç i realizoi dhe tejkaloi të gjitha premtimet e vitit të shkuar, ai do të na japë përkrahje edhe më të fuqishme në mandatin e ardhshëm të mandatit të z. Lladrovci.


Sipas komunikatës,“Fitorja për Gratë Demokratike tashmë është e siguruar, sepse puna dhe angazhimi ynë, është i pakrahasueshëm me cilindo subjekt. Këtu, historia ia ka dedikuar UÇK-së ta ketë djepin e vet, në Drenicë, ashtu ia dedikon edhe sot, në Drenicë të mbetet bastion i pamposhtur i PDK-së”.

{gallery}