Vllahiu në Mat: Lagjet e Prishtinës do të jenë pjesë përbërëse të qytetit

Vllahiu në Mat: Lagjet e Prishtinës do të jenë pjesë përbërëse të qytetit

12 tetor 2017 20:04

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar lagjen Mat.

Gjatë shëtitjes, Vllahiu dëgjoi hallet e qytetarëve, të cilët kishin ankesa të shumta, një nga të cilat ishte edhe mungesa e ujit.

“Në lagjen Mat, ku qytetarët përballen me mungesën e madhe të ujit, sado që në mënyrë të pakuptimtë është thënë se Prishtina ka 24 orë ujë. Çështje e zgjidhur dhe banorët do të ndjenjë përkujdesjen për ta. Problemi i qenve endacakë do të zgjidhet në bashkëveprim me qeverinë e Kosovës dhe banorët e posaçërisht fëmijët nuk do të kenë më frikë e as shqetësime. Dhe trafiku urban do të rikonceptohet, do të ridizajnohet dhe do të plotësohet. Lagjet e Prishtinës do të jenë pjesë përbërëse të qytetit”, ka thënë Vllahiu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme