Totaj: Boshnjakët dhe komunitetet e tjera e begatojnë bashkëjetesën në Prizren

Totaj: Boshnjakët dhe komunitetet e tjera e begatojnë bashkëjetesën në Prizren

12 tetor 2017 19:46

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me kryetarin Kadri Veseli dhe deputeten nga koalicioni Vakat kanë mbajtur një takim me qindra gra boshnjake në Prizren.

Totaj ka thënë se e vlerëson përkrahjen edhe të komunitetit boshnjak në këto zgjedhje.

Ai ka premtuar se do të bëjë edhe më shumë për përfshirjen sa më të madhe të grave në jetën publike dhe mundësi punësimi më të madhë për to.

“Komuniteti boshnjak është pjesë e pandarë e shoqërisë në Prizren, ashtu sikurse edhe shumë komunitete tjera që e begatojnë bashkëjetesën tonë qytetare. Me kryetarin Veseli dhe deputeten Duda Balje nga partia VAKAT, sot takuan qindra gra nga ky komunitet të cilat kanë vendosur të rreshtohen me PDK-në në këto zgjedhje. Premtova se do të rrisim përfshirjen e grave në vendimmarrje dhe do të krijojmë kushte më të favorshme për punësimin e tyre” ka thënë Totaj.

Kujtojmë se ndaj Totajt është ngritur kallëzim penal në Prokurori për një deklaratë të tij publike se nuk mund të lejojë që Prizreni të udhëhiqet nga ata që nuk din të flasin shqip.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme