Gjinaj takon qytetarët e lagjes së Zhabarit

Gjinaj takon qytetarët e lagjes së Zhabarit

12 tetor 2017 16:55

Fisnik Gjinaj,kandidati i pavarur për kryetar të Mitrovicës po vazhdon fushatën duke u takuar me qytetarë e grupe të caktuara të interesit me te cilët trajton çështjet e ndryshme mbi gjendjen e tanishme në Mitrovicë.

Këtë radhë si pike kyçe e Gjinajt ishin qytetarët e lagjes së Zhabarit me të cilët biseda zgjati më shumë se 3 orë.

“Përveç paraqitjes së programit të Kandidatit të pavarur për Kryetar të Mitrovicës i cili u mirëprit mjaft mirë, ata trajtuan edhe problemet primare jetësore me të cilat ballafaqohen qytetarët e Zhabarit çdo ditë”, thuhet në njoftimin për media të Gjinajt.

Gjatë takimit u bisedua edhe për kërkesat e premtuara e të paplotësuara nga udhëheqësit e deritanishëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme