Arban Abrashi do ta ndërtojë Spitalin e Qytetit, dy qendra të mjekësisë familjare dhe do të mundësojë ofrimin e kujdesit shëndetësor në shtëpi Artikull i sponsorizuar

Arban Abrashi do ta ndërtojë Spitalin e Qytetit, dy qendra të mjekësisë familjare dhe do të mundësojë ofrimin e kujdesit shëndetësor në shtëpi

12 tetor 2017 16:52

Ndërtimi i Spitalit të Qytetit dhe dy qendrave të mjekësisë familjare (në Veternik dhe në Mat), ofrimi i kujdesit shëndetësor në shtëpi, blerja e dy mamografëve për të kujdes parandalues shëndetësor, si dhe ofrimi i shërbimeve të terapisë fiziatrike jenë projekte prioritare konkrete që do të realizohen në tërësi gjatë mandatit katërvjeçar të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Platforma qeverisëse e Arban Abrashit për fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, parasheh eliminimin e shpejt të problemeve ekzistuese në Prishtinë, të krijuara gjatë katër viteve të fundit pasi që nuk është ndërtuar asnjë qendër e mjekësisë familjare, përkundër nevojave të qytetarëve.

Arban Abrashi ka projekt konkrete, të detajizuar, për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe dy qendrave të mjekësisë familjare, një në Veternik dhe tjetrën në Lagjen Mati.

Plani i tij parasheh përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duke e bërë kompletimin dhe përmirësimin e rrjetit të objekteve shëndetësore, forcimin e kapaciteteve diagnostikuese në mjekësinë familjare, fuqizimin e shërbimeve të kujdesit shtëpiak dhe të atij emergjent paraspitalor, zgjerimin e shërbimeve shëndetësore ekzistuese, futjen e shërbimeve të reja shëndetësore, ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve njerëzore përmes zhvillimit të vazhdueshëm profesional (ZHVP).

Synim tjetër i LDK-së me marrjen e mandatit është edhe kompletimi i rrjetit të objekteve shëndetësore me kompletimin e rrjetit të qendrave të mjekësisë në tërë territorin e Komunës së Prishtinës sipas standardit një QMF në 10000 banorë, dhe implementimin e konceptit të Mjekësisë Familjare ku do të ketë një mjek specialist dhe 2 infermierë në 2000 banorë.

Forcimi i kapaciteteve diagnostike në mjekësinë familjare me kompletimin e pajisjeve të QMF-së me aparatura moderne, inventar mjekësor dhe autoambulanca e pajisje laboratorike, kabinet të rëntgenografisë dhe melografisë, janë prioritete të tjera të Abrashit për mandatin e ardhshëm në qeverisje të Prishtinës.

Po ashtu, do të bëhet zgjerimi dhe forcimi i shërbimit shtëpiak për grupet e cenueshme, ku në vitin e parë të marrjes së mandatit do të bëhet funksionalizimi i 8 ekipeve mjekësore mobile të përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, nga 2 ekipe në 4 qendra të mëdha, që do të ofrojnë shërbime shtëpiake për së paku 100-120 pacientë në ditë.

Në fushën e shëndetit publik do të bëhet edhe vaksinimi i rregullt i fëmijëve, vaksinimi sezonal i të moshuarve, dezinsektimi hapësinor i Prishtinës, derratizimi vjeshtor i rrjetit të kanalizimit dhe pusetave të qytetit, derratizimi i bodrumeve dhe garazheve publike të qytetit, dezinfektimi i objekteve shëndetësore dhe arsimore.

Ndërkaq, sa i përket mirëqenies sociale, Arban Abrashi, zotohet për funksionalizimin e plotë të Qendrën për Punës Sociale, do të sigurohet mbrojtja e gruas dhe viktimave të dhunës në familje, do të krijohet fondi për mbrojtjen e fëmijëve dhe prindërve vetushqyes, do të krijohen kushtet për qasje fizike për personat me aftësi të kufizuar në institucionet komunale, do të bëhet sigurimi i fondit për banim social për rastet e të pastrehëve dhe sigurimi i transportit falas për rastet sociale, pensionistët etj.

*Artikull i sponsorizuar nga LDK

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Ti13/10/2017 09:44

Me pas mujt veq me ndal korruspionin kish mjaftu per mjeksin kosovare

Shto koment

Të ngjashme