Kastrati i VV zbulon se në Kamenicë në vend për njerëz blenë rëntgen për kafshë

Kastrati i VV zbulon se në Kamenicë në vend për njerëz blenë rëntgen për kafshë

12 tetor 2017 15:17

Kandidati i VV-së për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka zbuluar skandalet e qeverisjes së kaluar në këtë qytet.

Ai ka treguar për drekat e shtrenjta si dhe blerjen e xhipit në vlerë prej 37.800 euro, ndërsa ka thënë se shpenzimet për derivate brenda 3 viteve ishin 30 mijë euro, në kohën kur nga 20 mijë euro janë nda për shëndetësi dhe arsim.

Qëndron Kastrati, ka treguar edhe skandalin e madh të qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës në Kamenicë, ku në vend se të blejë rëntgen për njerëzit, gabimisht ka blerë rëntgen për mace e qenë.

“Paramendojeni çfarë niveli kanë. Rëntgenin e kanë blerë në vitin 2014 për qenë dhe mace. Nuk kanë ditur çfarë lloj rëntgeni me ble, kanë menduar që po e blejnë për njerëz e ai ka qenë i dedikuar për qenë dhe mace”, ka thënë Kastrati.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme