Zgjedhjet lokale

Paneli i Kulturës në Pejë “teston” nesër kandidatë për kryetarë

Descriptive Text

Organizata joqeveritare Into the Park dhe Local Democracy Agency of Kosovo në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Pejë do të debatojë nesër, më 13 tetor 2017, në Teatrin Istref Begolli në Pejë, me kandidatët për kryetarë rreth projekteve të tyre për kulturën.

Sipas paralajmërimit, gjatë këtij debati, kandidatët për kryetarë komune të Pejës do t’u përgjigjen pyetjeve dhe kërkesave të pjesëmarrësve për kulturën, trashëgiminë kulturore dhe turizmin e qytetit.

Të pranishëm do të jenë kandidatët për kryetarë:

- z. Bashkim Nurboja - VV

- znj. Eneida Kelmendi - Fjala

- z. Fatmir Gashi - AAK

- z. Gazmend Muhaxheri - LDK

- z. Reshat Nurboja - Alternativa

- znj. Sabiha Shala - PDK

- z. Sali Kelmendi - Nisma