Lagjja që, sipas Zafir Berishës, do të jetë nga më modernet në Prizren

Lagjja që, sipas Zafir Berishës, do të jetë nga më modernet në Prizren

12 tetor 2017 13:18

Lagjja ‘Bajram Curri’ ka pritur kandidatin për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, duke konfirmuar kështu se ata do të jenë pjesë e fitores së Nismës për Kosovën, thekson njoftimi i kësaj partie. Sipas ekipit të Nismës dhe kandidatit për kryetar, Zafir Berisha, lagjen “Bajram Curri” e ka mbuluar pluhuri i harresës nga qeverisja e deritanishme në Prizren. Gjatë tre mandateve të kësaj keqëqeverisje, ajo është trajtuar sikur të ishte ndonjë “lagje në Afganistan”.

Praktika e deritanishme në Kosovë, që vetëm në prag të fushatës të bëhen gjoja investime, siç po ndodh tani edhe në këtë lagje është paradoksale, ka thënë Berisha, duke iu premtuar të pranishmëve se këtë do ta kthejë në ambient modern. “ Andaj nga ju kërkoj mbështetjen. Është shansi i fundit që ta bëni gjënë e duhur, t’i votoni njerëzit e duhur, për të mirën tuaj dhe këtë mund ta bëni duke votuar nr.31, dhe Zafir Berishen si shpresën e vetme për Prizrenin” përfundoi fjalën e tij Zafir Berisha.

Të pranishmit i përshëndetën edhe kandidatët tjerë për kuvend komunal, si bartësi i listes Sinan Aliaj, ish shefi i grupit të kuvendarëve të Nismës, Skender Susuri, si dhe pretendentët e rinj, Ardian Pulaj dhe Ibrahim Poniku, duke kërkuar besimin për ta, në mënyrë që ta kenë mundësinë të jenë në shërbim të qytetarëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme