Haziri premton edhe një objekt për zjarrfikësit në Gjilan

Haziri premton edhe një objekt për zjarrfikësit në Gjilan

11 tetor 2017 16:20

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit me shërbimin e zjarrfikësve, është zotuar se në vitin e ardhshëm do ta ndërtoj objektin e dytë për ta, duke ua lehtësuar punën jashtëzakonisht shumë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Haziri ka vlerësuar lartë punën e Shërbimit të Zjarrfikësve, duke thënë se janë model i funksionimit institucional.

“Tashmë jemi në përfundim të renovimit total të objektit të zjarrfikësve, ndërkaq në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë objektin e dytë për ta në Rrugën Qarkore. Gjatë mandatit, nga buxheti komunal ne i kemi furnizuar zjarrfikësit me uniforma të reja, pajisje për intervenim të aksidenteve të trafikut, sikurse që i kemi siguruar dy automjete për funksionim më të suksesshëm të tyre”, theksoi kryetari i Gjilanit.

Komandanti i Njësit të zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan, Shaip Ismajli, ka theksuar ndërtimi i objektit të dytë për ta është lajm i mirë sepse ua lehtëson punën dhe ndikon direkt në efikasitet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme