Zgjedhjet lokale

Kelmendi vizitoi Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Pejë

Eneida Kelmendi, e cila është kandidate për Kryetare të Pejës nga partia Fjala, sot ka vizituar Qendrën për Mirëqenien e Gruas në këtë komunë.

Kelmendi, e cila ishte në shoqërimin e kandidatit për asamble, Albert Zekaj, u mirëpritën nga drejtoresha e kësaj qendre, Ardita Bala - Ramizi.

Pa marr parasysh rezultatit në zgjedhjet e 22 tetorit, Kelmendi premtoi se kjo qendër do përkrahet nga Fjala në çdo kohë.