Jashari: Donacioni prej 100 mijë eurosh ndihmon në transparencën komunale

Jashari: Donacioni prej 100 mijë eurosh ndihmon në transparencën komunale

11 tetor 2017 14:01

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka mbajtur një konferencë për medie, ku tregoi për një donacion në vlerë 100 mijë euro që do t’i shërbejë komunës të cilët pretendon ta drejtoj pas 22 tetorit.

Ai bëri me dije se ky donacion do të shërbejë për transparencën dhe llogaridhënien komunale në Skenderaj, ku do të kenë qasje qytetarët me një aplikacion digjital.

“Sot jemi mbledhur për ta dhënë një lajm të ri për qytetarët e Skenderajt me një aplikacion teknologjik në vlerë prej 100 mijë euro (donacion) për transparencën dhe llogaridhënien komunale”, tha Jashari.

Ai premtoi se posa ta merr detyrën do ta instalojë këtë teknologji për zgjidhjen e problemeve.

“Transparenca dhe llogaridhënia është detyrë parësore për mua. Andaj këtë model duhet ta marrin edhe komunat tjera ashtu siç kemi ditur të japim për kombin tonë. Qeverisjen time mund ta matni me numra dhe me gjëra konkrete”, tha Jashari, raporton KP.

Gazmend Gashi pronar i kompanisë CEGIS Prishtinë, ka shpalosur aplikacionin e raportimit për problemet komunale sipas të cilit ky aplikacion sjell përfitime të mëdha për kompaninë, por këtë rast ky aplikacion do të shërbej pa pagesë për kryetarin e ardhshëm Bekim Jashari.

Ky aplikacion sipas tij është Android dhe ka qasje të lehtë për instalim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme