Pacolli ironizon me premtimet e parealizuara të Ahmetit

Pacolli ironizon me premtimet e parealizuara të Ahmetit

11 tetor 2017 10:40

Ekipi i fushatës së Selim Pacollit mbrëmë pas mesnate ka vendosur disa shenja në rrugë, përmes së cilave ka dhënë mesazhin e ndërtimit të shkollave, parqeve, parkingjeve dhe hapësirave të reja medicinale, për t’u përgjigjur ndaj premtimeve të pambajtura nga Shpend Ahmeti, kryetari aktual i Komunës së Prishtinës.

Pas publikimit të videos së bërë me këto porosi për qytetarët e Prishtinës, Selim Pacolli ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Po, isha unë i cili kam vendosur shenjat nëpër Prishtinë sepse është koha që politikanët të ndalen së foluri dhe një menaxher të fillojë punën. Kur të zgjedhem më 22 tetor, të gjitha këto plane do të bëhen realitet”, ka thënë Pacolli.

Pano me mesazhe të tilla nga fushata e Selim Pacollit janë vendosur në shumë vende të ndryshme të Prishtinës, ndërsa kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës ka dhënë disa modele se si do të dukeshin hapësirat publike në rast se ai vjen në krye të komunës së Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme