“AAK madhështore në Lipjan”

“AAK madhështore në Lipjan”

10 tetor 2017 19:48

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan, ka mbajtur tubim madhështor me anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e Lipjanit, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Lipjani e ka për nder ta ketë kryetar doktor Fitimin, sepse është njeri humanist, profesionist i dëshmuar, njeri i vlerave të larta kombëtare dhe intelektuale, virtyte këto të cilat e bëjnë Dr. Fitimin të jetë i përkrahur nga njerëzit kudo.

Kryetari i ardhshëm i Lipjanit Dr. Fitim Selimi, tha se ndryshimi ne Kosovë ka filluar me Kryeministrin Haradinaj, ndërsa ky ndryshim do të vazhdoj me Lipjanin dhe AAK-në.

Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Lipjanit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme