Kusari-Lila premton përmirësim të infrastrukturës shëndetësore në Gjakovë

Kusari-Lila premton përmirësim të infrastrukturës shëndetësore në Gjakovë

10 tetor 2017 14:17

Në kuadër të aktiviteteve elektorale, kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka qëndruar sot për vizitë në Qendër e Mjekësisë Familjare ku është takuar me personelin shëndetësor me ç’rast ka shpalosur programin qeverisës të Alternativës për Gjakovën, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kusari-Lila ka thënë se përgjatë katër vite qeverisje janë tejkaluar barriera serioze në sistemin e shëndetësisë dhe është hapur rruga për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe ngritjen e nivelit të shërbimeve për qytetarët e komunës së Gjakovës, transmeton Koha.net.

“Sot dua të ju falënderoj të gjithë personelin për gatishmërinë në ofrimin e shërbimeve edhe pse e di që nuk ka qenë e lehtë të tejkalohen sfidat por e rëndësishme është që se bashku kemi arritur të kalojmë në një stad tjetër për shëndetësinë në komunën e Gjakovës. Në vitin e ardhshëm ju do të keni mundësinë që profesionin tuaj ta ushtroni në objektin e ri të QKMF-së objekt ky që do të jetë model në Republikën e Kosovës” ka shtuar më tej Kusari-Lila.

Gjithashtu, kryetarja ka vlerësuar cilësinë profesionale në vizitat sistematike, fillimin e vendosjes së punkteve të shërbimeve stomatologjike në shkollat e komunës së Gjakovës si dhe mundësitë e investimeve edhe në qendrat tjera të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme