Vetëvendosje fillon turneun me biçikleta në mbështetje të kandidatëve të saj

Vetëvendosje fillon turneun me biçikleta në mbështetje të kandidatëve të saj

10 tetor 2017 13:58

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar turneun me biçikleta në përkrahje të kandidatëve të saj nëpër komunat e Kosovës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, “sot, më 10.10.2017, deputetët Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismajli me aktivistë të tjerë e dashamirë të çiklizmit, kanë nisur turneu e quajtur ‘FITOUR’, i cili do të zgjasë 10 ditë. Gjatë këtyre 10 ditëve do të vizitohen 26 komuna për t'i shprehur përkrahje kandidatëve për kryetar dhe për kuvende komunale”.

Më tutje thuhet se “FITOUR” ka për qëllim promovimin e unitetit, lirinë e lëvizjes dhe shprehjes, shëndetin, rëndësinë e kujdesit në trafik urban dhe ndërurban, fuqinë e solidaritetit, si dhe vetëdijesimin kombëtar për ruajtjen e ambientit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme