Vllahiu vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame

Vllahiu vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame

10 tetor 2017 12:32

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Ai ka thënë se shqetësimet e problemet e tyre janë shqetësime dhe çështje të përbashkëta.

“Në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, me përfaqësuesit e Këshillit për të biseduar për çështjet e ndërlidhura me punën dhe veprimtarinë. Për t'i përkrahur dhe gjetur zgjidhje të përbashkëta për të gjitha objektet fetare, pasuri dhe vlerë e qytetit. Një trashëgimi jo vetëm fetare por edhe kulturore e historike e kryeqytetit dhe gjithë Kosovës. Shqetësimet e problemet e tyre, janë shqetësime dhe çështje të përbashkëta. Kryeqyteti ka trashëgimi dhe atë duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë. #PërPrishtinën, kryeqendër. #50”, ka thënë Vllahiu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme