Totaj: Edhe më shumë investime në Vërri

Totaj: Edhe më shumë investime në Vërri

09 tetor 2017 21:27

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, sot takoi banorët e fshatrave të Vrrinit (Poslisht, Billushë dhe Lubeqevë) nga ku, siç thotë komunikata e PDK-së, “morri mesazhin e qartë, që, Vrrini heroik vazhdon të jetë bastion tradicional i PDK-së”.

Totaj theksoi se “fitorja e 22 tetorit është fitore e tyre sepse do të ketë edhe më shumë investime kapitale në Vërri”.

Totaj siguroi simpatizantët dhe të pranishmit se subvencionimi i bujqësisë dhe rritja e mirëqenies sociale janë prioritetet e tij dhe platformës së PDK-së për zonat rurale.

Ai falënderoi këto fshatra për kontributin e tyre, para dhe pas luftës, të cilët tha se kanë ditur të japin shumë për Prizrenin dhe Kosovën.

“Simpatizantët e PDK-së në këto fshatra uruan nga sot kryetarin Totaj për fitoren plebishitare që do ta shënojë PDK-ja në zgjedhjet e 22 tetorit duke garantuar në rikonfirmimin si bastion i tradicional i PDK-së për 17 vite radhazi”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme