Zgjedhjet lokale

Bytyqi: Sheshi “Edit Durham” do të emërohet “Rruga e artistëve”

Sheshi “Edit Durham” do të emërohet “Rruga e artistëve”. Këto premtime i ka bërë sot kandidati për të parin e Prishtinës nga radhët e Nisma për Kosovën, Shyqiri Bytyqi, i cili ka thënë se kjo rrugë do t'iu jepet në shfrytëzim artistëve, në mënyrë që ata të kenë hapësira ku të zhvillojnë takime dhe aktivitete.

Bytyqi, njëherësh ministër i Arsimit, ka premtuar edhe rikthimin e Pallatit të Rinisë në kuadër të Komunës së Prishtinës, ku të gjitha të hyrat do t'iu jepen artistëve, raporton KP.

Ndërkaq, regjisori Dibran Fyelli ka theksuar se artistët deri më tani kanë qenë të lënë pas dore dhe për këtë arsye me ftesë të ministrit janë takuar në rrugë.