Abrashi: Do t’i rregullojmë varrezat – do ta përkrahim financiarisht Bashkësinë Islame

Abrashi: Do t’i rregullojmë varrezat – do ta përkrahim financiarisht Bashkësinë Islame

08 tetor 2017 14:34

Me kërkesë të banorëve dhe të Bashkësisë Islame, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vizituar të dielën varrezat në lagjen “Arbëria” dhe ka deklaruar se nuk do t'i lë varrezat pa përkujdesje, siç ka bërë komuna e Prishtinës për katër vjet, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Kam pranuar ankesat e qytetarëve dhe Bashkësisë Islame për mos intervenimin e komunës për një kohë të gjatë. E jona është se do t'i mirëmbajmë varrezat, do t'i marrim obligimet si komunë për t'i ndërtuar stazat për këmbësorë, por do të investojmë edhe në krijimin e rrethojës për varreza”, tha Abrashi, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se do ta përkrahë financiarisht projektin e Bashkësisë Islame për investime në përmirësimin e kushteve në morgun e Xhamisë te varrezat.

Ai ka thënë se dera e komunës për besimtarët dhe Bashkësinë Islame do të jetë gjithmonë e hapur, ndërsa do të përkrahen financiarisht edhe projektet e këtij komuniteti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme