Besim Ilazi i PDK-së shpalos prioritetet për Kaçanikun

Besim Ilazi i PDK-së shpalos prioritetet për Kaçanikun

07 tetor 2017 20:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, është personi më i përshtatshëm për t’i dhënë besimin në mandatin e ri katërvjeçar.

Ai gjatë fushatës zgjedhore në Kaçanik, tha se Besim Ilazi tashmë e ka dëshmuar veten si një kryetar që di të udhëheqë me qeverisjen lokale.

“Më 22 tetor Kaçaniku e ka treguar për 17 vite pas luftës, por edhe pas luftës sonë të lavdishme të UÇK-së, se gjithmonë ka qenë fitimtar, edhe fitore ka pasur, edhe UÇK-ja edhe PDK-ja. Kush mund ta udhëheqë Kaçanikun më mirë se një kryetar, i cili ka punuar fuqishëm për Kaçanikun për katër vite. Duke e bërë Kaçanikun një prej komunave me transparente për qeverisje në Kosovë. Duke realizuar projekte, të cilat kanë qenë vetëm ëndërr, për disa të tjerë që nuk i kanë besuar. Duke qenë njeri i cili ka qenë afër qytetarëve tanë, i cili edhe në kohët më të rënda ka shëruar plagët e qytetareve tanë, i cili është kryetar, djalë i heroit të kombit, komandat Bardhi. Kush mundet më mirë dhe më me dinjitet ta udhëheqë Kaçanikun se sa Besim Ilazi, asnjë. Kjo është arsyeja unë nuk do të ulem të flas në pjesën e premtimeve, por e them këtë ky kryetari ynë, i cili ka dinjitet, ka përgatitje profesionale, çdo projekt i cili është premtuar këtu në platformën e vet programore ju jap fjalën se do të realizohet tërësisht”, ka thënë Veseli, raporton KP.

Ai i ka bërë thirrje elektoratit të Kaçanikut që të dalin dhe të votojnë për kandidatin e PDK-së për kryetar të partisë, pasi do të punojë për qytetarin dhe zhvillimin e mirëqenies edhe në katër vitet e ardhshme.

Ndërsa Besim Ilazi, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Kaçanikut, tha se me udhëheqjen e tij deri tash janë bërë investime milionëshe për ndërtimin e qendrës kryesore familjare , ndërtimin e objekteve të reja shkollore, ulje të normës së tatimit në pronë dhe taksat për bizneset.

“Për dallim nga ne që gjatë gjithë kohës jemi në shërbimin tuaj, mos u gënjeni nga retorika dhe premtime jo reale të pa paplotësueshme , sepse dikush dëshiron që me injorancë e pa përgjegjshmëri t’i realizojnë interesat e ngushta, ndërsa ne e kemi dëshmuar që qeverisim bashkë me ju. Jemi të vetëdijshëm që komuna jonë ka ende punë për t’u bërë. Objektivë jona për katër vitet të ardhshme janë rritja e zhvillimit ekonomik, duke e forcuar ekonominë lokale. Ngritja e cilësisë arsimore, trajtimi i ujërave të zeza. Mbështetja e fermerëve. Realizimi i këtyre objektivave nënkupton ngritjen e mirëqenies. Me qeverisjen tonë synojmë të jemi shembull i udhëheqjes dhe profesionalizimit”, tha Ilazi.

Ai është zotuar se do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë, shëndetësi, për të përmirësuar dukshëm mirëqenien e qytetarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme