Zgjedhjet lokale

25 zotimet e Poterës për Komunën e Besianës

Ajet Potera kandidat për Komunën e Besianës nga Vetëvendosje, me ekipin e tij tashmë kanë listuar 25 problemet që duan zgjidhje urgjente dhe kanë përgatitur 25 zotimet që mundësojnë tejkalimin e gjendjes së rëndë.

Këto zotime u prezantuan, ndër të cilat: shujta për nxënësit e klasave I-V dhe vizita sistematike shëndetësore, program i punësimit sezonal për të rinjtë nga familjet me asistencë sociale, E-Rekrutim dhe E-Kiosku, ridestinim i objektit aktual të Komunës për bibliotekën, muzeun dhe galerinë e qytetit; ndërtim i shesheve të qytetit dhe vendosja e shtatoreve të dëshmorëve rritja e subvencioneve në bujqësi, blegtori dhe bletari, si dhe këshillim profesional për bujqit në terren.

25 Zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Besianës

Proces transparent i përzgjedhjes së mësimdhënësve.

Çdo shkollë me kabinete dhe laboratorë (Kimi, Fizikë, Biologji) dhe biblioteka me kënde leximi.

Investim në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat e fëmijëve.

Shujta për nxënësit e klasave I-V dhe vizita sistematike shëndetësore.

Hapja e çerdheve të reja, ndërtimi i shkollave të reja.

Shërbime shëndetësore me cilësi, rend dhe rregull. Qendra të Mjekësisë Familjare me insfrastrukturë sipas standardeve, furnizimi me pajisje dhe materiale të nevojshme shëndetësore.

Për çdo fëmijë të porsalindur do të ketë mbështetje nga 100 € për nënën.

Ndërtimi i parqeve të reja dhe kënde të lojërave për fëmijë.

Program i punësimit sezonal për të rinjtë nga familjet me asistencë sociale.

Rritja e subvencioneve në bujqësi, blegtori dhe bletari. Këshillim profesional për bujqit në terren.

Treg bashkëkohor në një vend të përshtatshëm për prodhuesit vendor të Komunës.

Administratë publike profesionale, e paanshme, e ndershme, e përgjegjshme dhe në respektim të procedurave dhe ligjit.

Shërbime inovative dhe të dixhitalizuara për kërkesat dhe dokumentet e qytetarëve.

E-Rekrutimi – aplikimi dhe rekrutimi transparent për çdo pozitë pune të lirë në Komunë.

E-Kiosku - qytetarët mund të pajisen me disa lloje të certifikatave 24 orë dhe rritja e numrit të sporteleve për çdo shërbim brenda Komunës.

Themelimi dhe funksionalizimi i bashkësive lokale me shërbime për banorët.

Ndalimi i ndërtimeve pa leje dhe ruajtja e tokës bujqësore.

Plani i mobilitetit për qytetin (rrugë me standarde me trotuarë të liruara, ndriçim publik, shtigje dhe vende për biçikleta).

Organizimi dhe funksionaizimi i trafikut urban e ndërurban, si dhe ndërtimi i stacionit të autobusëve.

Ndërtimi i shtëpisë të kulturës, funksionalizimi i arkivit dhe kinemasë.

Ridestinimi i objektit aktual të Komunës për bibliotekën, muzeun dhe galerinë e qytetit.

Subvencionim dhe mbështetje për projektet kulturore, organizatat e të rinjve dhe klubeve sportive në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Ndërtimi i qendrave rekreative sportive.

Ndërtimi i shesheve të qytetit dhe vendosja e shtatoreve të dëshmorëve.

Kujdes institucional për varrezat.