Jashari premton qeverisje llogaridhënëse

Jashari premton qeverisje llogaridhënëse

07 tetor 2017 18:51

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, në kuadër të fushatës elektorale, ka shpalosur programin e tij qeverisës për mandatin katër vjeçar para qytetarëve të Lagjes 3 të Skenderajt.

Duke shpalosur programin e tij, Jashari tha se qeverisja e tij do të zhvillohet mbi bazën e parimeve për llogaridhënie dhe transparencë.

Ndërsa, qytetarët e kësaj lagjeje, shprehen kërkesat e tyre para kandidatit për kryetar të Skenderajt, derisa i premtuan mbështetje në garën për të parin e Skenderajt, raporton KP.

Jashari u tha atyre se pas fitores më 22 tetor, bashkë me ekipin e tij dhe asamblistët që do të zgjedhën nga kjo lagje, do t’i identifikojnë të gjitha problemet e tyre me qëllim të përfshirjes së tyre në projektet që do të realizohen, konform mundësive buxhetore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme