Abrashi synon modernizimin e Qendrës Tregtare në “Kodrën e Diellit”

Abrashi synon modernizimin e Qendrës Tregtare në “Kodrën e Diellit”

07 tetor 2017 15:38

Kandidati për kryetarin e Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK, Arban Abrashi, sot takoi qytetarët e lagjes Bregu i Diellit, ku diskutoi për problemet e shumta që kanë banorët e kësaj lagje, si dhe prezantoi planin për modernizimin e Qendrës Tregtare në ‘Kodrën e Diellit’.

Abrashi tha se kanë vendosur që të ndajnë një buxhet të caktuar për Lagjen Bregu i Diellit.

Ai kritikoi qeverisjen e deritashme duke thënë se në këtë qendër nuk është investuar asgjë, dhe se asgjë nuk është bërë për lagjen Bregun e Diellit.

Kërkesa tjetër e bërë nga qytetarët ka të bëjë me një problem që i prek të gjithë banorët, dhe ky është problemi i qenve endacak. Abrashi tha se ky problem do të trajtohet nga dita e parë.

Abrashi tutje vazhdoj duke thënë se para kërkesë nga qytetarët ka të bëjë me ngrohjen dhe ndriqimi publik.

Abrashi tha se secila rrugë do të ketë ndriçimi publik dhe kamera të sigurisë, sidomos në zonat e shkollave. Fasadimi i objekteve dhe rregullimi i liftave nëpër ndërtesa.

Sa për ambientin, Abrashi tha se do të punohet në zgjerimin e hapësirave të gjelbra, dhe rregullimin e fushave sportive.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme