Zgjedhjet lokale

Totaj: Fitojmë në qytet e fshatra, më 22 tetor

Descriptive Text

Kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga zv.kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ministri i Kujtim Gashi dhe kandidatët për Kuvend Komunal nga lista e PDK-së, mbrëmë, morën pjesë në tubimin e organizuar nga nëndegët "Vëllezërit Stavileci", "Lidhja e Prizrenit" dhe "10 Qershori".

“Kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, shprehu falënderime për përkrahjen që po merr brenda qytetit, duke u ndjerë i obliguar, që besimin e tyre, më 22 tetor, t'ua kthejë me investime, mirëqeverisje dhe krijim të vendeve të reja të punës. Totaj u zotua se qytetari do të jetë aleat në bashkëqeverisjen e tij, meqë besimi i tyre është garancia e zbatimit të platformës së tij qeverisëse”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

“17 prioritetet e Totajt, u vlerësuan nga të pranishmit, meqë prekin shumë sfera me interes për qytetarët. Ata siguruan kandidatin Totaj se nga ky tubim me vete duhet ta merr mesazhin se ai tanimë është kryetari i ardhshëm i Prizrenit, meqë është personi duhur që i nevojitet qytetit”, thuhet më tej aty.

Image