Veseli: Fshatrat e Klinës do krahasohen me ato të Zvicrës

Veseli: Fshatrat e Klinës do krahasohen me ato të Zvicrës

06 tetor 2017 23:12

“Është në interes të Klinës që Sokol Bashota të fitoi edhe këtë mandat të qeverisjes. Ju garantoi se për katër vitet e ardhshme, në qeverisjen e Bashotës, fshatrat e Klinës do të krahasohen me standardin që kanë fshatrat e Zvicrës”, kështu ka thënë kryetari i PDK-së Kadri Veseli, në tubimin elektoral me anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së në nëndegën e Drenocit që përfshinë edhe fshatrat Poterq i Epërme dhe i Ulët dhe Dugajevë.

Sipas tij, Bashota ka dhënë një kontribut të madh gjatë luftës për lirinë e vendit dhe pas saj në zhvillimin e qytetit të Klinës. Ai premtoi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, për realizimin e të gjitha projekteve që prezanton Bashota.

Në këtë tubim, janë prezantuar edhe kandidatët për Kuvend të Komunës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Mbështetja e madhe që na ofruan qytetarët e fshatrave Drenoc, Poterqi Epërme dhe i Ulët si dhe Dugajevë, janë garancë e fitores tonë në zgjedhjet lokale. PDK-ja e ka transformuar qytetin e Klinës që është model i qeverisjes së mirë. Kemi një platforme, vizion dhe program që garanton zhvillim në zonat rurale dhe urbane, pjesë e të cilave janë edhe Drenoci më fshatrat përreth. Nën udhëheqjen e PDK-së, në katër vjetët e ardhshëm, do të ndodhin edhe më shumë ndryshime në të mirë të qytetarëve. PDK-ja ofron garanci, ofron zhvillim dhe perspektive për klinasit”, ka thënë më ketë rast, kryetari i degës së PDK-së, Sokol Bashota.

Ai premtoi realizimin e gjitha projekteve që kanë prezantuar këto tre fshatra në infrastrukturë rrugore dhe ujore, trajtim të ujërave të zeza e tjera. “ Të gjitha fshatrat do të behën me sistem të ujësjellësit, do të rregullohen dy rruga unazore Stupë-Zajm që lidhet me magjistralen Pejë-Prishtinë dhe nga Gremniku deri të Fabrika e farërave që lidhet me rrugën e Skenderajt që e liron qytetin e Klinës nga transporti i rëndë”, u zotua Bashota i cili bëri thirrje për dalje masive në votime dhe vota për PDK-në është votë për mirëqenien e qytetarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme