Totaj premton rregullimin e infrastrukturës sportive në Prizren

Totaj premton rregullimin e infrastrukturës sportive në Prizren

06 tetor 2017 19:47

Gjatë ditës së sotme, kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, vizitoi klubin emblem për qytetin e Prizrenit, KB Bashkimi, nga ku u takua me stafin dhe lojtarët e klubit. Totaj u shpreh se Bashkimi është krenaria e qytetit të Prizrenit dhe ndaj këtij klubi, gjatë mandatit të tij qeverisës, do të ketë një trajtim të posaqshëm.

Totaj gjatë këtij takimi, theksoi se në listën e 17 prioriteteve të tija është rregullimi i infrastrukturës sportive.

Totaj, para se të aktivizohej aktivisht në politikë, ka qenë kryetar i KB Bashkimit dhe nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke qenë një sportdashës dhe i lidhur ngushtë gjithmonë me sportin.

Ai kërkoi përkrahje që në zgjedhjet e 22 tetorit, të përkrahet vizioni i tij dhe i PDK-së, meqë kanë platformën më të qëlluar për sportistët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme