Kusari-Lila premton përfshirjen e personave me sindromin Down në institucione

Kusari-Lila premton përfshirjen e personave me sindromin Down në institucione

06 tetor 2017 18:24

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka vizituar sot shoqatën e personave me sindromin Down. Me këtë rast, kryetarja dhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga Alternativa janë pritur nga shumë anëtarë dhe familjar të kësaj shoqate.

Kusari-Lila, ka thënë se kategoria e personave me sindromin Down, është kategoria e cila në vazhdimësi duhet të gëzon përkujdesjen institucionale.

“Ne vetëm kemi hyrë në rrjedhën e investimeve të cilat lehtësojnë jetën e personave me nevoja të veçanta, siç është objekti dhe përshtatshmëria e infrastrukturës në Komunën e Gjakovës. Gjatë katër viteve të ardhshme në programin tonë kemi paraparë rregullimin e hapësirës së funksionimit të shoqatës suaj, se jemi të vetëdijshëm që operoni në një hapësirë të pamjaftueshme për aktivitetin tuaj, si dhe vazhdimin e programeve arsimore për fëmijët me sindromin Down. Gjithashtu, në mandatin e dytë parashohim të stimulojmë përfshirjen e personave të rritur me sindromin Down në institucionet publike, por edhe bizneset private, ku si Komunë do t’i kushtojmë përparësi përmes skemës së granteve atyre bizneseve që kanë të punësuar personat me sindromin Down”, tha Kusari Lila.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme