Zgjedhjet lokale

Vllahiu: Po e bëjmë Prishtinën me ligj, po ia kthejmë jetën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj njëherësh kryetar i AAK-së, bashkë edhe me kandidatët për Asamble Komunale kanë bërë ecje në Sheshin e Prishtinës drejt Pallatit të Rinisë, ku janë takuar me qytetarë.

“Në një ditë të veçantë për Prishtinën, me kryeministrin Haradinaj dhe me kandidatët e AAK-së për asamblenë komunale, përmes sheshit të Prishtinës drejt Pallatit të Rinisë. Po i kthejmë qytetit jetën, po e bëjmë kryeqytet me ligjin e tij, që e ka miratuar qeveria Haradinaj. Do t'ia kthejnë rinisë, qytetit dhe qytetarëve, edhe Pallatin e Rinisë”, ka thënë Vllahiu me këtë rast.

{gallery}