Zgjedhjet lokale

Vëzhgues të zgjedhjeve lokale qëndruan sot në Klinë

Klinë, 6 tetor - Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka pritur sot përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Toril Lund nga Norvegjia dhe Antonio Villacis nga Estonia, të cilët do të përcjellin fushatën elektorale, ditën e zgjedhjeve dhe fazën pas zgjedhjeve lokale e gjithashtu edhe balotazhin ( në ato komuna ku do të ketë) në rajonin e Pejës. Një ditë para zgjedhjeve do të arrijnë dhe dy ekipe tjera të BE-së për të përcjellë nga afër procesin zgjedhor.

Zyrtarët e BE-së janë interesuar për situatën e përgjithshme në ketë komunë, fushatën elektorale dhe mbarëvajtjen e saj. Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, i ka njoftuar ata se deri tash nuk ka pasur asnjë ekses dhe se fushata është e qete dhe korrekte.

“ Përveç shqiptarëve në ketë komunë për anëtar të kuvendit me listat e tyre garojnë edhe subjekte serbe dhe të komuniteteve tjera. Probleme nuk ka pasur asnjëherë gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve dhe besoj se edhe këto zgjedhje do të kalojnë në fryme demokratike. Fushata është duke u monitoruar nga afër edhe nga Organizatat Joqeveritare dhe Policia dhe se gjithçka po ecën mirë”, ka thënë Bashota.