Limaj thotë se Nisma ka përkrahje në gjithë Kosovën

Limaj thotë se Nisma ka përkrahje në gjithë Kosovën

06 tetor 2017 14:37

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se projekti socialdemokrat i Nismës për Kosovën po përkrahet në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës.

Sipas tij, nga ajo që po shohim në terren fryma e ndryshimit e ka përfshirë gjithë vendin.

“Sondazhet flasin për një përkrahje masive të Nismës në disa komuna, ku presim ta konfirmojmë fitoren në zgjedhjen e 22 tetorit. Po ashtu, presim që të jemi përcaktues në balotazh në shumicën e komunave të Kosovës. U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë mundësinë e ndryshimit që u ofrohet një herë në katër vite. Ndryshimi nuk nënkupton vazhdimin e njëjtë të qeverisjes, por një qeverisje të përbashkët me qytetarët”, ka shkruar ai në facebook.

Limaj ka shtuar se socialdemokratët do të jetë shumicë në Kosovë pas tre vitesh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme