Zgjedhjet lokale

Mustafa i bindur se kandidati i LDK-së për Rahovecin po merr përkrahjen e qytetarëve

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka bindjes se kandidati i partisë së tij për Rahovecin ka marrë përkrahjen e gjerë të qytetarëve.

“Rahoveci me prioritet zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Me një program konkret, kandidati për Kryetar të Komunës nga LDK, Ibrahim Kryeziu, mori përkrahje të gjerë të qytetarëve”, ka thënë Mustafa.

“Përkrahja e vreshtarëve, zhvillimi i sektorit primar dhe përpunues në bujqësi, shtimi i subvencioneve dhe përkrahja e të rinjve, do të jenë model i qeverisjes së mirë dhe efikase të LDK-së”, ka thënë më tej ai.