Totaj zotohet t’i përkrahë kategoritë e veçanta në Prizren

Totaj zotohet t’i përkrahë kategoritë e veçanta në Prizren

05 tetor 2017 16:43

Kandidati për kryetar komune nga PDK, Shaqir Totaj, gjatë ditës së sotme takoi shoqatat e ndryshme si ajo e pensionistëve, e autizmit, me Sindrom Down, Strehimorja e qytetit, zejtarët dhe Esnafi.

Pos prezantimit të programit qeverisës, Totaj premtoi përkrahje të fuqishme për këto kategori si kryetar i ardhshëm i komunës së Prizrenit.

Totaj para të pranishmëve paraqiti edhe platformën e tij, ku theks i veçantë do të jetë trajtimi i këtyre kategorive dhe rritja e mirëqenies sociale.

Të pranishmit adresuan disa kërkesa, ku morën zotime nga kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, të cilat gjatë mandatit të tij katër-vjeçar do të jenë pika tejet të rëndësishme në qeverisjen lokale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme