Vehapi viziton ndërmarrjet e fshatit Xërxe

Vehapi viziton ndërmarrjet e fshatit Xërxe

05 tetor 2017 16:28

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka vazhduar vizitën e tij duke vizituar ndërmarrjen “Metalservis” në fshatin Xërxe, e cila merret me prodhimet e pajisjeve për sera dhe pajisjeve tjera metalike.

Pronari i firmës “Metalservis”, Zjadin Kerqagu e ka njoftuar kryetarin për të arriturat e këtij biznesi që kryesisht kanë të bëjnë me prodhimin e pajisjeve për ndërtimin e serave dhe pajisjeve tjera metalike të cilësisë së lartë.

Kryetari Vehapi e ka uruar pronarin Kerqagu për të arriturat e tij duke thënë se bizneset janë një segment i rëndësishëm i zhvillimit të Komunës, prandaj do t’i ndihmojmë vazhdimisht që t’ua bëjmë më të lehtë punën dhe të hapim rrugë për rritjen e tyre, sepse përparimi i tyre do të thotë edhe rritje e punësimit dhe mirëqenie për qytetarët tanë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme