Zafir Berisha thotë të ketë ilaçin kundër falimentimit të bizneseve në Prizren

Zafir Berisha thotë të ketë ilaçin kundër falimentimit të bizneseve në Prizren

05 tetor 2017 15:47

Në kuader të takimeve me biznese të vogla e të mesme në Prizren, kandidati për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha, sot bëri vizitë në ndërmarrjen prodhuese “euroFIX”, në Malësi të Re, ku u njoftua për së afërmi me problemet e bizneseve.

Tashmë jemi dëshmitarë se bizneset në Prizren janë ngulfatur nga keqqeverisja që ka ndodhur në Prizren dhe si rrjedhojë e kësaj kemi falimentime të tyre në rritje. Kjo praktikë duhet ndalur, por paraprakisht kërkohet ndryshimi i pushtetit komunal, në mënyrë që të kemi qasje të re në raport me komunitetin e bizneseve.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Berisha, tha se ai dhe subjekti të cilin ai e drejton në Prizren, Nisma, e ka vizionin dhe strategjinë e duhur që bizneset të marrin veten dhe rrjedhimisht të gjenerojnë vende te reja pune në Prizren. Drejtori i kësaj ndërmarrje z. Nexhip Hajdaraj, mirëpriti gatishmërinë e Berishës që të jetë afër bizneseve, si e vetmja formë për të zbutur papunësinë në Prizren.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme