Zafir Berisha premton urë që lidh Hasin me Anadrini

Zafir Berisha premton urë që lidh Hasin me Anadrini

05 tetor 2017 12:31

Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, dhe kandidatët për këshilltarë të kuvendit komunal, Muhamet Shalaj dhe Kujtim Çoçaj, kanë zhvilluar takim me banorë të fshatit Krajk të Hasit dhe të Landovicës.

Sipas njoftimit për media, takimet konfirmuan se instalimi i frymës socialdemokrate po pranohet edhe në Has.

“Solidariteti është një nga shtyllat bazë të Nismës për Kosovën”, tha Zafir Berisha.

Punësimet në këtë lokalitet do të jetë prioritet për mua si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, ngase në Has ka edhe zanatlinj , e fakultetlinj të shumtë, vetëm se kërkohet krijimi i kushteve infrastrukturore për ta. Investimi tjetër dhe i domosdoshëm për ju, i piketuar në platformën e Nismës do të jetë ndërtimi i një ure që lidh Hasin me Anadrini, në mënyrë që të krijohet qasje më e lehtë për qytetarët e Hasit. Kemi identifikuar po ashtu edhe keqmenaxhimin e impiantit të ujërave të zeza në lokalitetin tuaj, andaj ne do të merremi seriozisht me këtë problemë. Me ardhjen time në qeverisje, pretendoj ndërtimin e një qendre stërvitore për vozitësit e rinj në Prizren, dhe këtë projekt mendojmë ta realizojmë mes fshatit Gjonaj dhe Zym.

Kandidati për kuvend komunal, Muhamet Shalaj, potencoi se është e dhimbshme që deri tani Krajku nuk ka pasur asnjëherë përfaqësim në kuvend komunal, derisa në anën tjetër kemi një mal problemesh që me zërin tim në kuvend do të gjejnë zgjidhje. Kandidati tjetër nga ky lokalitet, Kujtim Çoçaj u kërkoi bashkëvendësve të tij që të votojnë Zafir Berishen për kryetar, Nismën dhe kandidatët nga Hasi, si alternativa e domosdoshme për Hasin dhe Prizrenin.

Më pastaj, kandidati për kryetar, Zafir Berisha i shoqëruar nga delegacioni i tij, vizitoi edhe mbështetësit e Nismës në Landovicë, ku po ashtu thuhet të ketë marrë mbështetje të gjerë në aspiratën për kryetar të Prizrenit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme