Pacolli thotë se vizioni i tij për Prishtinën nuk është vetëm për një mandat

Pacolli thotë se vizioni i tij për Prishtinën nuk është vetëm për një mandat

05 tetor 2017 12:12

i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, në kuadër të fushatës parazgjedhor, ka bashkëbiseduar me qytetarë të lagjeve dhe venbanimeve të ndryshme të Prishtinës, duke filluar nga Kolovica, Kodra e Trimave, Dardania, Shkabaj, Hajvalia.

Sipas njoftimit për media rreth këtyre takimeve, Selim Pacolli ka thënë se programi i tij është programi i tyre dhe që premtimet e tij do të kthehen në përkrahje konkrete për ta, në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe pamjes së qytetit, lagjeve dhe zonave rurale.

Me një fjalë rasti, takimin e përshëndeti edhe zëvendëskryeministri aktual i Kosovës, z.Behgjet Pacolli. Ai tha se ndjehet krenar që kandidati i Aleancës Kosova e Re për Prishtinën, që është i vëllai i tij, tashmë ka përgatitur projekte të mëdha për problemet e shumta të Prishtinës.

Selim Pacolli tha se vizioni i tij për Prishtinën nuk është vetëm për një mandat, sepse ai synon që të ofrojë zgjidhje shumëvjeçare për kryeqytetin dhe problemet kryesore të tij. Gjithashtu premtoi se me ardhjen e tij në krye të Prishtinës ai do të sjell edhe shumë investitorë të huaj në Prishtinë, të cilët do të krijojnë mundësi të reja për të rinjtë dhe vende të shumta të punës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme